⚽️⛹?♀️Me kënaqësi isha pjesë e ndarjes së çmimeve për nxënësit që garuan dhe patën rezultate të mira në Lojërat Olimpike “Rroke Sportin” 2023 që zhvillohet në Qendrën Sportive Korçë.
??? Lojërat Olimpike “Rroke Sportin” 2023 organizohen nga Shoqata Sportive Studentore e Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës nën kujdesin e Zëvendësrektorit z. Artur Adili, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, Prefekturën dhe Këshillin e Qarkut.
? Kjo është veprimtaria më masive e organizuar ndonjëherë nga Universiteti “Fan S. Noli”, me pjesëmarrjen e rreth 30 shkollave të qarkut dhe më shumë se 1000 nxënësve.
? Aktiviteti sportiv zhvillohet në formatin e Lojërave Olimpike në disiplinat:
● Atletikë 100 m, 400 m, kërcim së gjati (femra, meshkuj)
● Basketboll (femra, meshkuj)
● Volejboll (femra, meshkuj)
● Futsall (meshkuj)
● Tenis (femra, meshkuj)
● Shah (femra, meshkuj)
? Përgëzime dhe vlerësim jo vetëm për organizatorët, për edhe të gjithë pedagogët, mësuesit e angazhuar e padyshim për nxënësit pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Rroke sportin”, që pasurojnë aktivitetet jashtëshkollore të të rinjve dhe ushqejnë traditën e spikatur të Korçës e gjithë rajonit tonë për sportin.
1 Website
www.korcaboom.com
2 Facebook
https://www.facebook.com/korcaboomnewsal?mibextid=ZbWKwL
3 Instagram
https://instagram.com/_korca_boom_?igshid=OGQ5ZDc2ODk2ZA==
4 Youtube
https://youtube.com/@KorcaBoom?si=c8xlFZKAbZ3-7Vko
5 Tik Tok
https://www.tiktok.com/@korca.boom.official?_t=8h0QJOAFIO5&_r=1
...
https://www.youtube.com/watch?v=kLLKl88sjuc